Bekim Nerjovaj: të gjitha nëndegët e Hasit (me përjashtim të Zymit), japim dorëheqje nga AAK-ja

Njoftim:
Si kandidati i dytë më i votuar i AAK-së në degën e Prizrenit, së bashku me të gjitha nëndegët e Hasit (me përjashtim të Zymit), japim dorëheqje nga kjo parti. Arsyeja e kësaj dorëheqjeje është arritja e koalicionit pa asnjë konsultim me ne si kandidatë dhe me strukturat partiake në terren. Shfrytëzoj rastin t’i falënderoj nga zemra të gjithë qytetarët që më kanë mbështetur dhe t’u shpreh mirënjohjen time të përjetshme për besimin dhe përkrahjen e tyre. Bekim Nerjovaj Lubizhdë e Hasit, 30 tetor 2025/QendraPress/



