Bëni gati çadrat, nesër do të ketë reshje shiu
Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar për motin që pritet të mbajë dy ditët e ardhshme në vend. Sipas IHMK-së, nesër do të mbajë mot kryesisht i vranët dhe me reshje shiu.Teksa, të enjten, nuk parashihen reshje. “Do të mbajë mot kryesisht i vranët dhe me reshje shiu. Të enjten nuk parashihen reshje pos ndonjë rigë e izoluar. Në shumë territore të ulëta do të ketë mjegull si pasojë e ndryshimit të temperaturave në stadet e ulëta të troposferës. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 1-2 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 6-8 gradë Celsius. Do të fryjë erë nga drejtimi i jugperë