Bënte video me kallash, Policia arreston 38-vjeçarin në Suharekë
Policia e ka arrestuar sot një 38-vjeçar me inicialet R.K, në fshatin Vraniq të Suharekës, pasi i njëjti e ka ekspozuar armën. Hetuesit policorë, pas ekzaminimit të telefonit të dyshuarit, kanë gjetur videon ku ai shihet duke e ekspozuar një AK-47.Në njoftimin e Policisë, thuhet se në cilësinë e provave, kanë sekuestruar: një AK-47 dhe një karikator me 13 copë fishekë të kalibrit 7.62 mm.Ai është intervistuar nga zyrtarët policorë, ndërsa për rastin është njoftuar edhe prokurori kujdestar për krime të rënda.Ndaj 38-vjeçarit është iniciuar rasti “Mbajtje në pronësi, kontroll, posedim apo shfrytëzim i paautorizuar i armës” dhe “Përdorim i armës”.