Berat Rukiqi, gjatë vizitës në “Abi Progres” pohon se prodhuesit vendor duhet të përkrahen
Kryetari i Odës Ekonomike, Berat Rukiqi, sot, e ka vizituar nga afër fabrikën “Progres Abi”, ku tashmë aty është vrulli më I madh I procesit të grumbullimit të perimeve nga prodhimet e fermërëve vendor.Me këtë rast pronari Irfan Fusha, ka falenderuar kryetarin e Odës z, Rukqi, që ka ardhur që nga afër sot,për të pa se këtu është duke u puniuar në grumbullimin e prodhimeve të fermerëve, Ai me këtë rast edhe ka bërë një apel për të gjithë fermerët se do të jenë në shërbim të grumbullimit edhe për kokrrën e fundit të prodhmeve vendore, duek thë se nëse konsumohen prodhimet vendore kështu do të mundësojnë edhe hapjen e një vend të punës në Kosovë ,pohon Irfan Fusha.
Derisa Berat Rukiqi, me këtë rast ka theksuar se sot, jam këtu për të pa se prodhimet vendore dhe zingjiri I këtyre prodhimeve duhet të përkahet nëse duam të kemi një zhvillim ekonomik. Kjo fabrikë është shembulli më i mirë sikurse në Evropë se si nga prodhuesit merret prodhimi, këtu mund të përpunohet e pastaj të plasohet I freskët .
Kurse,sa i përket zhvillimit të ekonomisë në ai ka folur edhe për Pakon Emergjente qe duhet të zbatohet më shpejtë. Nevoja është që me pas masë monetare në treg dhe që nga fillimi i muajit shtatoer të fillojë së zbatuari Projektligji për Rimëkëmbjen Ekonomike.”, tha Rukiqi gjatë vizitës në Prizren.
Ai ka folur edhe për takimet që ka mbajtur me asosacionet dhe Odat Ekonomike Ndërkombëtare sa I përket mundësisë së ndihmës ekonomike për Kosovën
Derisa ai ka porositur duhet të përkrahen sa më shumë prodhuesit vendor, sepse ata janë vetë ardhmëria ekonomike e Kosovës. /Rtv “Besa”/