Berisha: Edhe sa të tjerë nga regjimi aktual, janë dëshmitarë të fshehtë kundër UÇK-së në Hagë?-Shkruan:Zafir BERISHA
Zyrtari i Nismës Zafir Berisha ka shprehur dyshime se disa zyrtarë qeveritarë janë dëshmitar të mbrojtur në Gjykatës Speciale kundër krerëve të UÇK-së.Në profilin e tij në “Facebook”, ai ka pyetur se edhe sa zyrtarë të kësaj partie janë dëshmitarë në Hagë. Sipas tij, të gjithë mbeturinat e Serbisë në Kosovë janë strehuar nën ombrellën e LVV-së.
“Përveç atyre që janë deklaruar publikishtë, edhe sa të tjerë nga regjimi aktualë, janë dëshmitarë të fshehtë kundër UÇK-së në Hagë? Ka kohë që shkruaj dhe e them zëshëm kudo që më jepet mundësia, se të gjithë mbeturinat e Serbisë në Kosovë dhe neojugosllavët janë strehuar nën ombrellën e LVV. Misioni i vetëm i këtij soji të njrerëzve, është dhe mbetet, sa më shumë të etiketohen dhe linçohen me propagand të pregaditur në kuzhinat e Beogradit eksponentët e UÇK-së, me iden që të dëmtohet themeli i shtetit tonë, që nesër Serbia ta ketë me të lehtë luftën politike dhe diplomatike për zhbërjen e gjithë asaj që arritur në luftë dhe pas saj, me partnerët tonë ndërkombëtar”, ka shkruar Berisha. Ai ka përmendur rastin e Nazlie Balaj, aktiviste e Lëvizjes Vetëvendosje, të cilën e ish-eprori i UÇK-së, Dritan Goxhajt, e ka akuzuar se ka qenë dëshmiatre ndaj Salih Mustafës, i cili është dënua nga Gjykata Speciale.“Nëse zyrtarja e lartë e partis në pushtet dhe këshilltarja e ministres së Drejtësisë ka qenë dëshmitare e fshehur në Hagë kundër luftëtarve të UÇK-së, edhe sa të tillë ka mrenda regjimit aktual, që janë pjesë e sajimeve në bashkëpunim me shërbimin sekret të Serbisë në dosjet që UÇK-së mundohen ta trajtojn si “organizat e përbashkët kriminale”!?”, ka shkruar Berisha Nazlije Balaj, që është këshilltare e Albulena Haxhiut, ministre e Drejtësisë, i ka mohuar pretendimet e Goxhajt.“O nuk kom lidhje me këtë punë, as as nuk po e di çka më ju thonë, a po e din me ta vu jetën në rrezik është shumë shqetësuese edhe atë se çfarë shkruajnë mediat. Ju lutem, nuk kam të bëjë asgjë me ketë temë, aposolutisht asgjë. More nuk kaë të bëjë asgjë me ketë”, ka thënë Balaj për Nacionalen.