Berisha: Gjendja e arsimit në Prizren, shqetësuese
Kuvendari i Nismës, Pranverim Berisha ka akuzuar pushtetin lokal për degradim të arsimit.
Sipas tij, gjendja në arsimin e Prizrenit ka filluar të merr përmasa shqetësuese
Këtë konstatim Berisha e ka dhënë në seancën e jashtëzakonshme të Kuvendit Komunal për arsimin në Prizren.
“Gjendja në arsimin e Prizrenit ka filluar të merr përmasa shqetësuese si rezultat i ndërhyrjes politike nga ana e kryetarit Mytaher Haskuka dhe komisarëve të tij politik, ku koha po tregon se vendosja në krye të DKA-së të një përkthyese të UNMIK-ut e cila nuk e ka idenë se sa zgjatë një orë e mësimit e jo më se si udhëhiqet një dikaster i rëndësishëm siç është arsimi”, ka thënë ai.
Sipas tij, gjendja në arsim është e rëndë në Prizren.