Berisha ironizon me KEDS’in e Rizvanollin: U vonova për emision, se u lava bashkë me dy-tre kojshi 
Deputeti i PDK’së, Hisen Berisha, ka ironizuar me thirrjen e KEDS për t’u larë nga dy persona për të kursyer rrymë.Berisha, si me shaka, e arsyetoi vonesën e tij në emision pasi tha se “iu desht t’i thërrasë dy a tre kojshi me u la bashkë në një dush”.“Unë u vonova, ndoshta të krijova stres, se mu desht me i thirrë dy a tre kojshi me u la bashkë në një dush, edhe grave ju thash dilni lanu te kojshia, a po e kuptoni ku ka degradue?”, u shpreh ai në Kanal10.Tutje, ai ka “sulmuar” edhe ministren e Ekonomisë, Artane Rizvanolli, e cila sot u bëri thirrje qytetarëve të Kosovës që t’i izolojnë shtëpitë e tyre për shkak të dimrit të ftohtë që pritet të mbizotërojë në vend, e krizës për energji.“Shtëpinë e kam të paizoluar, por duhet me mbështjellë me folie asi te kerreve”, tha deputeti Berisha. /Reporteri.net/.