Berisha: Kurti me shokët e tij përfaqësojnë një bashkësi mashtruesish primitiv
Ish zëvendësministri Anton Berisha ka thënë se Kosova i krijoi vetes iluzionin se Albin Kurti dhe shokët e tij e përfaqësojnë dijen, kulturën, etikën dhe moralin e shoqërisë, raporton Gazeta Blic.Përmes një postimi në Facebook, ai ka thënë se ata përfaqësojnë një bashkësi mashtruesish primitivë pa asnjë kontribut në krijimin e vlerave humane, shkencore e kulturore.Berisha ka shtuar se ata shkatërrojnë dhe aty nxjerrin përfitime të ngushta.
Postimi i tij i plotë:
“Më e keqe se mosdija është iluzioni i dijes” – thoshte gjeniu i shkencës Haëking.Kosova, sikur me opium, i krijoi iluzionin vetes se Albin Kurti dhe shokët/shoqet e tij përfaqësojnë dijen, kulturën, etikën e moralin e shoqërisë.Në fakt, ata përfaqësojnë vetëm një bashkësi mashtruesish primitivë pa asnjë kontribut në krijimin e vlerave humane, shkencore e kulturore.Motoja e tyre është dekadenca ideologjike: “ne ndërtojmë duke rrënuar”. Dhe, historia ka treguar se kjo kategori në shkatërrimin e gjerë nxjerrin përfitime të ngushta.