Deputeti i AAK-së, Bekë Berisha, ka shpalosur ato që i quan fakte për skandalin në Ministrinë e Infrastrukturës në të cilin thotë se janë të përfshirë zëvendësministri Hysen Durmishi dhe ish-zyrtari Nexhat Krasniqi.Berisha thotë se si është e mundur që një zyrtar i shkarkuar nënshkruan kontrata, derisa kërkon edhe nga kryeministri Kurti që të deklarohet.“Bëhet fjalë për katër kontrata kornizë për mirëmbajtje verore dhe dimërore të cilat janë nënshkruar nga Krasniqi dhe Durmishi. Si ka mundësi që zyrtari i shkarkuar të nënshkruajë kontrata me vlerë qindra mijë euroshe, për derisa ishte i shkarkuar?” “Ftoj kryeministrin Kurti të deklarohet për këtë skandal dhe të japë llogari për “meshqit” e tij të cilët po tregohen mjaft aktivë në dallaveret me tenderë”.Deputeti i AAK-së i është drejtuar Albin Kurti duke i thënë se “Kryeministër “meshqit” i ke shumë aktivë, por vetëm për korrupsion nëpër tenderë”.Më poshtë është lista e kontratave për të cilat Bekë Berisha i AAK-së thotë se janë nënshkruar kundërligjshëm: Kontrata publike kornizë Nr. 205-22-865-2-1-1/c303 dhe 037/2022 në vlerë prej 138,953.44 euro, e nënshkruar nga Nexhat Krasniqi dhe Hysen Durmishi më datë 27.06.2022; Kontrata publike kornizë Nr. 205-22-865-2-1-1/c304 dhe 036/2022, në vlerë prej 123,262.41 euro, e nënshkruar nga Nexhat Krasniqi dhe Hysen Durmishi më datë 27.06.2022; Kontrata publike kornizë Nr. 205-22-865-2-1-1/c306 dhe 034/2022 në vlerë prej 61,221.61euro e nënshkruar nga Nexhat Krasniqi dhe Hysen Durmishi më datë 25.07.2022, dhe Kontrata publike kornizë Nr. 205-22-865-2-1-1/c305 dhe 036/2022 në vlerë prej 88,472.00 euro e nënshkruar nga Nexhat Krasniqi dhe Hysen Durmishi më datë 25.07.2022.
This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy
Privacy Overview
This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.