Berisha: Nëse nuk krijohen rezerva energjetike mund të rrezikohet vendi
Zhvillimet që kanë krijuar qarje në sigurinë nacionale burojnë pothuaj nga të gjitha fushat e zhvillimit shtetëror, Arsimi, Shëndetësia, Zhvillimi ekonomik, Energjetika me theks, Bujqësia, Politikat sociale, Politika e jashtme dhe diplomacia, sporti, kultura etj fusha zhvillimore të shtetit e shoqërisë në përgjithësi e dukuri tjera devijante.Kështu ka thënë Deputeti i PDK-së, Hisen Berisha, i cili shtoi se keqmenaxhimi i KEK-ut mund të shkaktojë avari në këtë institucion pasi që nuk janë bërë mirëmbajtje dhe riparime, teksa ka kërkuar të krijohen rezerva për energjinë për të mos u rrezikuar vendi, raporton Ekonomia Online.“Keqqeverisja dhe keqmenaxhimi ne veçanti në Sektorin e Energjisë, e në veçanti KEK-u, ku nuk janë duke u bere shërbimet e nevojshme të mirëmbajtjes e riparimeve për shkak të bllokimit të aktiviteteve të prokurimit mund të shkaktoj avari ne KEK , e për ketë të rrezikohet siguria e vendit, andaj ju paralajmëroj qeverinë, menaxhmentin e KEK të ndërmerrni masa , kryeni mirëmbajtjen ashtu si duhet dhe me kohë, krijoni rezervën energjetike tani se mund të rrezikoni vendin. Pastaj, ndalja e projekteve edhe në fushën e mbrojtjes dhe sigurisë për çka e keni sjellë në pikëpyetje arritjen e objektivave të planifikuar sipas planit për tranzicion, i dakorduar me Aleatët. Aspekt tjetër i rrezikimit të sigurisë, janë Kompanitë private të cilat janë në kolaps dhe e vetmja shpresë janë bashkatdhetarët që do të vijnë e ta rrisin konsumin, si të vetmen formë për rritje ekonomike të kësaj Qeverie”, tha ai. “…nocioni SIGURI, përfshinë një gamë të gjerë të rreziqeve dhe kërcënimeve që mund ta cenojnë atë dhe që burojnë nga shumë fusha zhvillimorë të një shoqërie që s’do të thotë medoemos të vijnë nga sulmet ushtarake apo nga fenomene që përbëjnë vetëm detyra policore.Prandaj, do të duhej të shohim sot një qasje më gjithëpërfshirëse ndaj fenomeneve dhe dukurive që e cenojnë sigurinë, si komponentë kyçe e zhvillimit të shtetit dhe shoqërisë.
Këtu duhet rangu si më e ndjeshmja dukuria e shkeljes së integritetit ligjor të shtetit, filluar me Kushtetutën dhe moszbatimin e vendimeve të kushtetueses. Kjo dukuri ka ndodhur që nga hierarkia më e lartë e shtetit e deri të ministrat përkatës dhe debati shfajësues e arsyetues i deputetëve të mazhorancës në këtë kuvend.
Këtë dukuri e kanë vu në pah edhe shumë raporte të mekanizmave ndërkombëtare e vendor të kontrollit të demokracisë”.Berisha po ashtu sigurinë nacionale në kontekst të politikes së jashtme dhe veprimeve të përgjithshme në diplomaci e ka përkufizuar si: dëmtim i imazhit diplomatik të vendit, paqëndrueshmëri, mos konsistence dhe humbje e besimit deri dhe te megaskandali i shndërrimit të Diplomaicsë në mekanizëm të krimit të organizuar dhe korrupsionit “Sa i përket sigurisë nacionale në kontekst të politikes së jashtme dhe veprimeve të përgjithshme në diplomaci mund të përkufizohen si: dëmtim i imazhit diplomatik të vendit, paqëndrueshmëri, mos konsistence dhe humbje e besimit deri dhe te megaskandali i shndërrimit të Diplomaicsë në mekanizëm të krimit të organizuar dhe korrupsionit. Pastaj janë edhe zhvillimet që rëndojnë gjendjen sociale të qytetarëve si: varfërimi i skajshëm; shtrenjtimi i çmimeve, jo vetëm atyre esencial për mbijetesë; mos sjellja e Ligjit të pagave dhe si rezultat kemi pagat më të ulëta në rajon dhe qytetarët më të varfër; mos lejimi i qytetarëve që në krizë sociale të tërheqin mjetet nga Trusti, si huazim me detyrim kompensimi me afat nga ana e qeverisë”.Tutje ka shtuar se jo mirëqenie e zhvillim por plaçkitje të qytetarëve dhe shtetit përmes çmimeve të lartë e këto çmime të larta i mundëson qeveris të bej propagandën e mashtrimin se gjoja u rriten të hyrat nga taksat, TVSH dhe akcizë.
“Pra, jo mirëqenie e zhvillim por plaçkitje të qytetarëve dhe shtetit përmes çmimeve të lartë e këto çmime të larta i mundëson qeveris të bej propagandën e mashtrimin se gjoja u rriten të hyrat nga taksat, TVSH dhe akcizë. Kjo po nxitë ikjen më masiv të qytetarëve, si në vitin 2014, kur ju e organizuat eksodin në kombinim me njerëz të spektrit politik të regjimit të Vuciqit dhe ky trend po vazhdon me aplikimet e mbi 200 mijë qytetarëve në muajt e parë të vitit. Maskarada e pengimit të komisionit hetimor ndërlidhur me korrupsionin energjetik, shpërfaqi druajtjen tuaj për çka u krijuan dy komisione si “pazar demokratik” më shumë mbi parimin popullor “dora lanë dorën dhe të dyja lajnë fytyrën” po gaboheni, se populli na sheh e lexon me miliona sy, kurse ne i shohim vetëm me sytë e interesit tonë për pushtet”.Madje Berisha ka thënë se marrëveshja e zotimeve të Washingtonit, kishte synim eliminimin e rrethanave që do të mbanin peng Kosovën nga Serbia pasi që ta përmbyllim konfliktin politik me të. “Nuk mund të kamuflohet storia e bashkëpunimit me mafien energjetike të nipave të Gjeneralit Ratomir Hamovic, Gjeneralit Llazarevic, Gjeneralit Stanishic, Gjeneralit Rankovic, etj. Me të cilët kasta juaj qeverisëse e ish OJQ-istëve që përbëjnë ekipin qeverisës të Kryeministrit, të cilët mëtojnë se edhe nëse arrihet marrëveshja finale me Serbinë më njohjen e ndërsjellë, kanë për qëllim që Kosovën ta lënë të varur ekonomikisht nga Serbia”.
Prandaj Marrëveshja e zotimeve të Washingtonit, kishte pikërisht këtë synim, eliminimin e rrethanave që do të mbanin peng Kosovën nga Serbia pasi që ta përmbyllim konfliktin politik me të. Një zhvillim, që ka krijuar një rrethanë të re sigurie në territorin ku gravitojmë si vend, është edhe lufta në Ukrainë e cila u duk se i dha perspektivë Bashkimit Evropian dhe NATO-s, në politikat e tyre për shtrirje të perimetrit zhvillimor përkatësisht të sigurisë. Kjo situatë la të kuptohet se do të përshpejtohet edhe integrimi i Ballkanit Perëndimor dhe do të nxitë paqen në mes të Kosovës e Serbisë.”