Berisha për Sveçlën: Mendova se thirri konferencë për të dhënë dorëheqjen

                      Ish-deputeti i Nismës, Zafir Berisha ka reaguar për konferencën për media që e mbajti sot ministri i Brendshëm, Xhelal Sveçla, dhe deklaratat që i dha ai aty. Berisha ka thënë se ka menduar që Sveçla e ka thirrur këtë konferencë për të dhënë dorëheqjen e tij për dështimet në veri. Deklaratat e Sveçlës, Berisha i quajti “muhalife”.

Postimi i plotë:

                         Unë mendova se Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla konferencën për medie e ka thirrën me dhën dorheqje për arsye të dështimin e tij dhe qeveris që e përfaqëson, për të siguruar livizjen e lirë dhe respektimin e ligjit në veri të vendit.Ky tipi po na tregon mualifet e radhës dhe për gjendjen shëndesore të kriminelit Pantiç dhe lutjet që po ja u bëjn partënerve ndërkombëtar me sjelle në vendin e duhur.Në vend se të tregoj për hapet që po i merrën qeveria për lirimin e rrugëve të bllokuara dhe shpartallimin e grupeve të armatosura, ai vazhdon ti hedhën hi syve të qytetarve me deklarata koti dhe pa përmbajtje duke fyer rënd edhe intelegjencën tonë.Përmedja e grupeve me armë të gjata në atë pjesë të vendit dhe mosveprimi që po e bënë regjimi aktual, është legalizim i atyre grupeve dhe humbje e sovranitetit në 17% të territorit të Kosovës.