Berisha: Serbët janë futur në territor të Kosovës, policëve u kanë dalë pas shpine

                             Deputeti i PDK-së, Hisen Berisha, duke u bazuar në informacionet që pretendon se i posedon, ka deklaruar se xhandarmëria e Serbisë ka hyrë në territor të Kosovës dhe u kanë dalë prapa shpine policëve të Kosovës dhe pastaj i kanë rrëmbyer. “Kam kontakte me policinë, ata janë kapur nga vija e kufirit 150 metra në territor të Kosovës. Sipas informacioneve, policët i kanë vërejtur lëvizjet e tyre në drejtim të kufirit. Duhet përcjellë komunikimin që janë bërë në ato rrethana. Ata janë futur në territorin e Kosovës, i kanë dalë pas shpine, pas një joshje, këto janë veprime taktike dhe i kanë kapur”, ka thënë ai.