BERISHA: SERBIA KA BARTUR ME KAMIONË USHTARË TË VRARË NË KOSHARE

0

Pjesëtari i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Hisen Berisha, i cili ishte njëri nga drejtuesit e Betejës së Koshares, ka folur për fshehjen e krimeve serbe në Kosovë nga strukturat shtetërore serbe si dhe manipulimet me numrat e të vrarëve.

“Në Koshare kanë thënë se janë vetëm 108 ushtarë serbë të vrarë, por më pas të tjerët kanë thënë se janë edhe 256 të tjerë. Kanë thënë se janë bartur me kamionë edhe 1200 tjerë. Ku janë ata të tjerët. Paramendoje gjykimin e Pavkoviqit dhe krahasojeni me akuzën e drejtorit politik të UÇK-së, presidentin Thaçi”, ka thënë Berisha, në Radio Televizionin e Kosovës, transmeton Insajderi.

Ai, gjithashtu ka folur për fshehjet e krimeve të kryera nga paramilitarët serb dhe ka kritikuar udhëheqësit e pasluftës, që nuk kanë bërë asgjë për zbulimin e këtyre krimeve, tek sa akuza ka hedhur edhe mbi Tribunalin  e Hagës, për dështimet e saj./Insajderi.com.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *