Besa Ismaili e PDK-së kërkon dorëheqjen e Driton Selmanajt

0

Besa Ismaili, deputete e PDK-së ka kërkuar nga kryeministri Avdullah Hoti ta shkarkojë zv.kryeministrin Driton Selmanaj, pasi tha se ky i fundit ka deklaruar se është konsumuar çështja e të pagjeturve.


Deputetja Ismaili ka lexuar mesazhin që ka dërguar zyra e zv.kryeministrit Selmanaj duke thënë se ai e ka thënë një gjë të tillë.

“Kryeministër nëse jeni i dinjitetshëm sharkojeni zv.kryeministrin. Kryeministër Hoti, ky zv.kryeministër duhet ta shkarkoni që ne të ju besojmë nga tani për procesin e dialogut”, tha Ismaili, shkruan Reporteri.net.

Reagoi zv.kryeministri Selmanaj duke thënë se ai e ka shkruar letrën që e lexoj ajo, por se në asnjë moment nuk ka thënë se është konsumuar çështja e të pagjeturve.

“E nderuara deputete, nuk ma ka shkruar zyra, unë e kam shkruar me dorën dhe dijen time, dhe po e konfirmon atë që po e them. Kam thënë se raportimi si instrument është konsumuar, nuk bëjë politikë me raste të tilla”, tha Selmanaj. /Reporteri.net/.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *