Besëtytnitë janë paragjykime,sipas të cilave disa ngjarje dhe dukuri merren si shenja që parashikojnë të ardhmen ose që sjellin të mirën apo të keqen.
Intelektualët e dalluar nga Opoja Prof dr. Xhevat Hasani dhe Bedri Halimi,shpjegojnë për “Kosova sot” se ky lokalitet është një nga lokalitet që ka shumë besimtarë, Por,ata tregojë se edhe në këtë anë kanë ekzistuar besëtytnitë e caktuara “Pos Shëngjergjit, Shënkollit, Jeremisë e Verzës si rite motmoti në trevën e Opojës kanë ekzistuar edhe Shëmitri e te tjera të cilat në popull ende ekzistojnë si emërtime, ku Shimitri shënon fillimin e kalendarit popullor,në të cilën ditë 7 nëntor , caktoheshin përpara çobanët për ruajtjen e deleve, pastaj për ruajtjen e lopëve caktohet .Edhe dita e Kërstovit ka shërbyer si orientim i kalendarit popullor. Në anën tjetër treva e Opojës si regjion blegtoral, është e pasur edhe me besime mitologjiko-agrare, veçmas nga e kaluara, që lidhen me kafshë të ndryshme .Kau. Zakonisht preferohej të ruheshin qe ” kije ” të kuq, të cilët konsideroheshin” më të livdushëm”. Kur plakej ndonjëri ka, apo edhe te dy, zakonisht shitej për t’i plotësuar nevojat tjera në familje. Në raste shumë të rralla preferohej prerja e kaut të plakur të zgjedhës, dhe atë nëse nuk arrinin ta shitnin. Kjo për arsye se, me kaun, ishin të lidhur emocionalisht anëtarët e familjes. Kau i zi nuk preferohej fort,sepse konsiderohej “me huje” .Kali: Në të kaluarën marrja e nuses bëhej me kali. Për këtë qëllim preferohej kali i bardhë. Nëse nuk kishte kalë të bardhë preferohej i kuqi, por më rrallë. Kali i zi për këtë punë nuk preferohej. Gjeli në të kaluarën e kryente rolin e orës. Kur gjeli këndonte “pa vakt”, besohej se prishej moti, nëse ishte i mirë, ose do të përmirësohej, nëse ishte i keq. Nëse gjatë punëve të bujqësisë pulën e zinte shosha, preferohej detyrimisht prerja e pulës, sepse besohej se ndillte keq. Dy gjela nuk preferohej që të mbaheshin në shtepi, sepse mund të përlaheshin, dhe po ndodhi kjo, besohej se familja nuk shkojnë mirë mes veti. Gjithashtu edhe nëse pula këndonte, preferohej heqja e kokës së saj, sepse besohej se mund të ndillte kob. Në trevën e Opojës gjithashtu besohet në formë të sentencës popullore se “ku këndojnë pulat, komandojnë gratë”. Gjarpri konsiderohej si roje e shpisë, dhe nuk preferohej mbytja e tij. . Dhëmbi i ujkut përdorej për mësysh. i hapej një birë e vogël dhe i vendosej fëmijës në xhemper. Gjithashtu për këtë punë përdorej edhe shpatulla dhe këmba e urithit. Qimet e ujkut përdoreshin zakonisht për djegie për t’i shëruar plagët e jashtme. . Leshi i ariut përdorej për mësysh, kurse dhjami për shërimin e plagëve, për t’i lyer ato, pastaj besohej se e shëronte edhe majasilin e gishtërinjve, po t’i lyejeme të. Dashi i larëm në tufë preferohej të mbahej, sepse kësi soji besohej se i ikej mësyshit të tufës së deleve. i larmi e tërheq në fillim kureshtarin. Delja e zezë nuk është lënënë tufë të dalë e para psh. në mjelje etj, e as e fundit, sepse konsiderohej “se tufës nuk i ecën e mbara”. Delja çupë ( me veshë të vegjël) preferohej të mbahej sepse besohej se ajo i lutej Zotit për ta rritur tufën e deleve, për të mos iu dukur veshët e vegjël. Kurse delja rogushë (me brirë) nuk preferohej të mbahej, sepse besohej se ajo i lutet Zotit për ta zvogëluar tufën, vetë me vetëm që t’u duken brirët atyre. Dhitë, nuk preferohej që të ruheshin fort në këtë trevë, se ato krahasoheshin me shejtanin,kurse delet krahasoheshin me melaqet. Ata duke folir për gazete shpejgojën se “duke u nisur që nga e kaluara e largët e deri në ditët e sotme në popull shumë ngjarje dhe dukuri të ndryshme përcjellëse, janë justifikuar përmes besëtytnive të ndryshme. Edhe kësaj çështjeje nuk iu është kushtuar kurrfarë kujdesi, as në sistematizim, në grumbullim e as në studimin më të thukt të tyre. Prandaj kësaj rradhe vendosem që të prezantojmë disa nga bestytnitë e shumta në trevën e Opojës shumë nga të cilat edhe sot e gjithë ditën janë aktuale, me shpresë se edhe të tjerë do të mbledhin material tjera për tu prezantuar përmes boletinit, opinionit lexues dhe jo vetëm atij. Bestytnitë janë paragjykime te gabuara, sipas të cilave disa ngjarje dhe dukuri merren s ishenja të fshehta që parashikojnë të ardhmën ose që sjellin të mirën e të keqen. Pra bestytnit e tilla janë:Besimi I verbër, respektivisht besimi I kotë ,iEmrimi I fëmijës me qiri bëhët për ata fëmijë sidomos për djalin), I cili ka lindur pas shumë fëmijeve të tjerë të cilët rradhazi kanë vdekur njëri pas tjetrit pas lindjes. Për të mos u përsëritur vdekja edhe të fëmiu që lind, populli mendon se duhet të bëhet emërimi I tij me qiri.Emërimi bëhët kështu: fëmija lahet në korit prej druri edhe në secilën qoshe të korites vendoset nga një qiri. Të katër gratë propozojnë nga një emër, secila për qiriun e vet. FëmijetI jepet emir I qiriut që do të shkruhet më së voni – kjo tani nënkupton se edhe jeta e fëmijës në fjalë duhet të jetë më e gjatë se e fëmijëve të tjerë që kanë vdekur para tij. Rrethi i Opojës me përpikmëri tradicionale e ka ruajtur zakonin e vjetër që pa marrë parasysh se a I ka duart e përlyera ose jo, ata që ulen në sofër duhet ti lajn duart para se të hanë dhe pas ngrënies. Populli këtë akt higjienik të të larit të duarve e quan “ me i qit uj durëve”. “Ujë duarve” zakonisht qet ma e reja vajzë në atë shtëpi ku hahet buka.: tregojë se këto dhe tradita tjera ende janë në këtë rajon, Mirëpo tani në kohët e fundit ata tregojë se ka fshatra që i kanë humbur traditën e dikurshme / Q.THAÇI /www.QendraPress.com/