Besnik Kelmendi: Do të jem zëri më i fuqishëm i shqiptarëve në Essen

0

Besnik Kelmendi: Do të jem zëri më i fuqishëm i shqiptarëve në Essen

Besnik Kelmendi prej datës 16 shtator është pjesë e Këshillit të Integrimit për Asamblenë e qytetit Essen në Gjermani. Për Kelmendin është prioritet të angazhohet që komuniteti shqiptarë të ketë të drejta dhe mirëqenie të barabarta sikurse gjermanë, dhe se do të shtyjë bashkëkombësit, që fëmijët e tyre t’i çojnë në shkollën shqipe, e cila është në këtë qytet, dhe ku fëmijët jo vetëm që nuk do ta harrojnë gjuhën shqipe, por do të jenë aktiv në shumë aktivitete të ndryshme kulturore.

Në një intervistë për Telegrafin, Besnik Kelmendi, tha se fitorja e tij, do të thotë,  punë dhe përgjegjësi më shumë, për të gjithë qytetarët e Essenit, e në veçanti për komunitetin shqiptar që jeton në këtë qytet.

Ai falënderon miqtë në diasporë, pa të cilët nuk do të kishte arritur aty ku është. Kelmendi ka një mesazh për të rinjtë të Kosovës, për të cilët thotë se kurrë në historinë e botës nuk ka pasur kaq shumë mundësi për zgjedhje dhe sukses.

Besnik Kelmendi u bë anëtar i CDU-së në Essen, në vitin 2014, në të njëjtin vit, ai u bë pjesë e kryesisë “Emigrantët e Unionit”, në Kreisverband të CDU-së në Essen. Po ashtu, ai është nënkryetar i Komisionit për Marrëdhënie me Bashkimin Evropian në kuadër të CDU-së për qytetin Essen. Ndërkaq, më 21 shkurt 2017, u zgjodh si delegat për Konferencën e Qarkut dhe për Konferencën e të Distriktit të qytetit Essen. Besnik Kelmendi është një nga themeluesit e UDAI e V “Unionit i Integrimit Gjermano-Shqiptar” dhe zëvendëskryetar i Federatës së Shoqatave  në Gjermani.

Ai ka studiuar për Menaxhim Administrativ dhe Tregtar,  Essen – Gjermani. Gjithashtu është licencuar si pedagog në Dhomën për Industri dhe Tregti në IHK Essen. Më pas ka kryer disa trajnime të ndryshme, si p. sh: për Asistent Menaxher, për shitjen e produkteve të shëndetësisë, etj. Pas përfundimit të studimeve deri në dy shkurt 2018, ka punuar si menaxher në firmat më të njohura në Gjermani, si “Rewe Group”. “Lidl Group”, Essen, Gjermani. Nga Marsi i vitit 2018 e në vazhdim, është zyrtar i Qeverisë të Landit Nordrhein–Westfalen , Dusseldorf – Gjermani.

Telegrafi:  Z. Kelmendi prej datës 16 shtator jeni bërë pjesë e Këshillit të Integrimit për Asamblenë e qytetit Essen në Gjermani. Cilat janë premtimet dhe synimet që do t’i bëni realitet për shqiptarët që jetojnë në këtë vend?

Besnik Kelmendi: Një nga premtimet më prioritet dhe më tepër rëndësi, është që unë do të angazhohem personalisht që komuniteti shqiptarë të ketë të drejta dhe mirëqenie të barabarta si gjermanët. Në këtë pikë, unë do bëjë gjithçka çka kam në dorën time, që të shtyjë bashkëkombësit tanë, që fëmijët e tyre t’i çojnë në shkollën shqipe, të cilën ne e kemi në qytetin tonë, ku ata jo vetëm që nuk do ta harrojnë gjuhen shqipe, por do ta perfeksionojnë dhe do të aktivizohen në aktivitete të ndryshme kulturore.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *