Besnik KRASNIQI; Prizreni i vetmi qytet i madh në Kosovë që nuk ka zonë industriale funksionale!

 Qendrapress. A prisni këtë vit,që Parku i bizneseve në Prizren tē funksionalizohet? Sa pritet se do ta ndihmojë ekonominë e Prizrenit.?

Besnik Krasniqi, kryetar i degës së AAK-së ne Priren. ‘’ Prizreni i vetmi qytet i madh në Kosovë që nuk ka zonë industriale funksionale! Shkoj edhe një mandat i qeverisë lokale pa u marrë seriozisht me funksionalizimin e zonës industriale. Mos funksionalizimi i kësaj zone me rëndësi të veçantë për Prizrenin edhe për bizneset në Prizren është papërgjegjësi e madhe ndaj komunitetit të biznesit dhe zhvillimit të ekonomisë në komunën tonë dhe jo vetëm. Siç po shihet kryetari Totaj dhe bashkëpunëtorët e tij nuk janë të interesuar që në komunën tonë të ketë zhvillim të mirëfilltë ekonomik, nuk mund të ketë as zhvillim të mirëfilltë të komunës tonë dhe të komunitetit në përgjithësi pa aktivizimin e zonës industriale. T’ju them të drejtën edhe nuk jam i befasuar me mospunën e Shaqir Totajt dhe ekipit te tij pasi që duket qartë se ky pushtet nuk është i interesuar që të punoj në të mirën e përgjithshme. Komuna e Prizrenit, bizneset prodhuese do të duhej ti trajtonte me prioritetin më të madh sepse ato biznese janë shtylla kurrizore e zhvillimit dhe prosperimit të komunës dhe komunitetit. Bizneset prodhuese janë heronjtë e vërtetë të mirëqenjes, pa këta heronj nuk do të funksiononte asnjë sektor i jetës qoftë publike apo private. Shpresojmë që në një të ardhme të afërt do ta kemi një qeverisje lokale qe prioritet do ti ketë bizneset.’’/www.QendraPress.com/