Besoj që Republika e Kosovës, ka edhe shumë për të bërë, kjo që ndodhi

0

             Sherife Balaj kuvendare e KK të  Prizrenit ,për  nënshkrimin e marrëveshjes ekonomike mes Kosovës dhe Serbisë? pohon ;” Këto marrëveshje ekonomike janë vazhdim i rrugës drejt finalizimit të marrëveshjes në mes dy shteteve të pa varura dhe sovrane Kosovë- Serbi, dhe ky stabilitet ekonomik dhe politik është pozitiv edhe për rajonin, pa dyshim.

Shpresoj, të jenë mirë të menduara nga pala jonë e përfaqësimit shtetëror, por gatishmëria e ShBA-së në këto zhvillime na jep një siguri më të madhe në zbatimin e plotë dhe të drejtë për Kosovën, si realitet i krijuar nga vet Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Besoj që Republika e Kosovës, ka edhe shumë për të bërë, kjo që ndodhi sot, mendoj që është dashur të ndodhë edhe më herët nga vullneti politik i shtetit tonë.

Këto marrëveshje ekonomike i kemi pasur të njohura me herët nga Presidenti i Kosovës z. Hashim Thaçi, por nga rrethanat politike të vitit kaluar ato u stopuan duke pritur momentin e duhur si kjo sot.

Ndërsa njohja nga Izraeli dhe heqja e vizave nga ShBA-të janë dy gjëra pozitive dhe shumë të rëndësishme për Republikën e Kosovës, patjetër që janë meritë e aleatit tonë kryesor Amerikës. Ky presion pozitiv do të jetë vendimtar edhe për Bashkimin Evropian, të cilit do ti bie marra kryesore për heqjen e vizave të një shteti brenda territorit Evropian siç është Republika e Kosovës dhe qytetarët e saj.”/qendrapress,com

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *