Beteja e Jeshkovës mbetet emblemë e luftës për liri Shkruan;Fidan Shala
Disa fjalë për ta përshkruar, atë që kishte ndodhur 22- vite më parë, në njërën prej betejave më të lavdishëme të UÇĶ-së, në Betejën e Vërrinit, e në veçanti për Betejën e Jeshkovës, pasi që personalisht kam parë dhe mësuar shumë ç’ka, ngase vetë e kam përjetuar më së rëndi atë Betejë në fshatin Jeshkovë!
Pra, më 1 shtator 1998, në orët e para të mengjesit kishte filluar njëra nga betejat më të ashpëra në rajonin e Vërrinit, e cila kishte për qëllim marrjen nën kontrollë të territorit të Vërrinit nga forcat okupatore serbe. Lufta ishte pranuar nga ana e UÇK-së, të cilës Luftë në fshatin Lez, po i printe Komandanti, Salajdin Berisha, së bashku me shumë trima tjerë të UÇK-së, të cilëve në ndihmë i’u kishte shkuar edhe komandanti, Xhevat Berisha, e shumë bashkëluftëtarë të tjerë, ndërsa nga ana tjetër forcat e shumta të armikut kishin për qëllim depërtimin në fshatin Jeshkovë, ku asaj beteje po i printe Komandanti i Njësisë Speciale Agim Shala, tani Hero i Kosovës, gjatë zhvillimit të Betejës ndërmjetë luftëtarëve të UÇK-së dhe forcave serbe, në ditën e parë të luftëimeve, forcat armike kishin depërtuar në fshatin Lez dhe Lybeqevë, por fshati Jeshkovë tani po perballej me një Betejë edhe më të ashpër, ngase përpos luftimeve, forcat serbe sulmonin dhe tentonin të depërtonin në fshatin Jeshkovë nga pjesa e siperme pra nga Opoja, ndërkohë luftimet në Jeshkovë zgjerohen edhe më shumë, sepse forcat e armikut iu patën ofruar fshatit Jeshkovë edhe nga pjesa e fshatit Lez, permes fshatit Lybeqevë, si dhe nga ana tjetër i kishin zënë pozicionet edhe te udhëkryqi i fshatit Billushë mbi fshatin Jeshkovë afër “Gurit të Gjermanit”, luftimet vazhduan gjatë tërë ditës dhe natës së 1 shtatorit, si dhe gjatë tërë ditës së 2 shtatorit, pasi forcat armike në pamundësi që të hynë në fshatin Jeshkovë, ata perdoren edhe 2 avionë dhe helikopter luftarak dhe në pasditen e vonëshme rreth ores 17 këmbsoria e ushtrisë dhe policisë sërbe kishin arritur që të depertojnë deri në mes të fshatit Jeshkovë, por përsëri pa mbërri te Shtabi i UÇK-së, dhe në pa mundësi që ata ti vazhdojnë luftimet më tej edhe për shkak të natës, ato vazhduan edhe në ditën e tretë, pra me 3 shtator 1998, këtë ditë në orët e pasdites, duke mos u zmbrapsur per asnje cast, Komandanti dhe udhëheqësi i kësaj beteje Agim Shala bie heroikisht së bashku me babën ;Avdi Shala, djalin e agjës Besim Shala dhe Fatmir Berisha, si dhe shumë ushtarë të UÇK-së ishin të plagosur, por lufta vazhdoi deri në ditën e 4, pra me 4 shtator, ndërsa varrimi i dëshmorëve dhe martirëve u bë me 5 shtator, në fshatin Jeshkovë, që i falenderoj të gjithë ata banorë të shumtë nga fshatrat e vërrinit dhe Prizrenit që me gjithë rrezikun ata moren pjesë në atë ceremoni. Lufta me kaq në fshatin Jeshkovë nuk kishte mbaruar, ngase vëllau i Agimit, pas varrimit tha se lufta për Liri nuk do të ndalet,kështu që Nuredini, Ymeri, Ilmiu, Bajrami, Limani e shumë e shumë të tjerë të cilet luftën e vazhduan deri në vdekje dhe të cilët ranë Herojkisht në Betejën e dytë të Jeshkovës me 11 mars 1999.
Lavdi të gjithë dëshëmorëve të Kombit!|qndrapress.com/