BETEJA PËR LIRI A VDEKJE, MË 16 KORRIK 1998 NË VËRRI TË PRIZRENIT!-Shkruan ;Zafir BERISHA
Pas dështimit të policisë̈ serbe për të më likuiduar në një pritë të ngritur me 7 korrik 1998 te “Laku i Billushës”, ku kishte marrë pjesë personalisht edhe kom. i policisë̈ serbe në Prizren Shekiç, me 16 korrik /98 forcat të mëdha të okupatorit serbë marrin një ofensivë tjetër hakmarrse për humbjet e 7 korrikut kundër pozicioneve të UÇK-së në rajonin e Vërrinit të Prizrenit.
Me 16 korrik 1998 isha me Remzi Ademaj -Petritin dhe Xhevat Berishën në selinë e Shtabit të UÇK-së në Jeshkovë duke u konsultua për disa aktivitetet luftarake, bisedën na ndërpren krismat e mitralozit dhe armëve tjera që vinin nga Lagjja Tusuz e Prizrenit.
Kompania e Batalionit të parë në Tusuz ka pranuar luftën ballë për ballë me forcat e armikut pakë para mesditës.
Krismat e luftimeve u dëgjuan në gjithë Rajonin Vërrinit që ishte i shpallur zonë e lirë e UÇK-së, ende pa dalë në oborr të Shtabit, krismat e luftimeve u përhapen edhe në Kulla të Hoqës për të vazhduar më vonë edhe te Laku Billushës.
Xhevati u nis menjëherë me një pjesë të ushtarëve të Policisë Ushtarake për në Tusuz, ndërsa unë̈ për te Kulla e Hoqës, kurse Remziu shkoi në drejtim të një pozicioni nga ku vërehej e gjithë vija e zjarrit në një kodrinë mbi fshatin Hoq e Qytetit.
Pasi arrita në vijat e frontit te vendi ,,Kulla,, me disa të rinj nfa Hoqa shtrim në rrugë pengesat e improvizuara me vllaqa për të penguar lëvizen eventuale të makinerisë serbe që ishin afruar afër 200 m.
Nga aty e pashë se forcat serbe me artileri granatonin pozitat tona edhe në Billushë, vetëm e vetëm qe njësitet e UÇK-së nga ai fshat mos mund të vinin në ndihmë njësive të UÇK-së në Hoqë të Qytetit, sepse pozita gjeografike i favorizonte shumë forcat tona që vepronin atje.
Atëherë unë shkoj e i marrë disa nga luftëtarët e Kompanisë̈ së Billushës dhe futemi nga mbrapa forcave të armikut ku tashmë kishte arritur edhe një njësi e policisë ushtarake.
Me ndihmën e Xhemës nga Hoqa i cili familjen e kishte brenda në shtëpi, pikrisht afër vendin ku po zhvilloheshin luftimet, arritëm të dalim mbrapa forcave serbe dhe ti sulmojmë̈ në befasi, ndërsa nga pjesa e sipërme përpos luftëtareve nga Hoqa ishte edhe Ymer Shala-Kaqaku e Avdi Shala me një̈ pjesë të luftëtarëve nga Jeshkova.
Forcat serbe me panik largohen drejtë bazave të tyre, të turpëruar dhe me humbje të mëdha. Luftimet u ndërprenë edhe në Tusuz ku përveç Xhevat ishin edhe Seladin Berisha dhe Agim Shala, që të tre tani Hero te Kosovës.
16 korriku i 1998 përpos që ishte një̈ ditë lufte e ashpër, ishte edhe një ditë me mot të nxehtë dhe me diell, ku vapa dhe tymi i barotit që dilte nga grykat e pushkëve e bënte të vetën.
Fitorja e UÇK-së me 16.07.1998 kundër forcave të okupatorit serbë dhe bashkëpunëtorëve të tyre, ishe edhe një kushtrim për mobilizim të qindra-mija të rinj që ti kapin armët për liri.
Përballja me forcat e armikut vazhduan edhe me shumë beteja që u zhvilluan gjatë vitit 1998-1999, e të cilat kulmuan me 12 qershorin 1999 ku përfundimishtë i ipet fundë sundimit shekullor sllavë në tokat tona.
Kujtoj me shumë respekt të gjithë ata luftëtar që bënë të pamundshmen në luftimet me forcat e okupatorit serbo-sllavë, ndërsa përkulemi para atyre që dhanë edhe jetën që ne të jemi të lirë!
Me respekt Zafa/www.qendrapress.com/