Biden propozon Jeffrey M. Hovenier për ambasador të ri të SHBA’së në Prishtinë – kishte shërbyer edhe më parë në Kosovë

0

Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Joe Biden ka nominuar Jeffrey M. Hovenier për ambassador të SHBA-së në Kosovës.Ambasadori i nominuar ka shërbyer edhe më parë në Kosovë si pjesë e Organizatës së Kombeve të bashkuara.Pas nominimit ambasadorin e ri e ka uruar edhe ambasadori aktual në Kosovë Philip Kosnett.“Urime kolegut dhe mikut tim Jeff Hovenier për nominim e tij si Ambasadori i ardhshëm i SHBA në Kosovë”, ka shkruar Kosnett në Twitter.Ndryshe Hovenier është diplomat karriere. Ai aktualisht është zëvendës shef në Ambasadën e Shteteve të Bashkuar në Turqi.Ambasadori i ri, Hovenier, aktualisht shërben si zëvendësshef i Ambasadës së SHBA’së në Turqi. Më parë si diplomat kishte punuar edhe në Berlinin e Gjermanisë, por edhe në Kroaci, Greqi, Panama, Paraguai dhe Peru.Hovenier e njeh mirë Kosovën sepse gjatë karrierës së tij diplomatike ishte pjesë e stafit të Dërguarit Special të Kombeve të Bashkuara për Statutin e Kosovës.Nga Uashingtoni kishte shërbyer si drejtor për Evropën Qëndrore dhe Juglindore në Këshillin e Sigurisë Kombëtare, poashtu edhe në Byronë e Departamentit të Shtetit, për punët (çështjet) e Evropiane dhe Euroaziatike me përgjegjësi për NATO’n dhe Evropës Qendrore.Në vitin 2018, presidenti i atëhershëm, Hashim Thaçi, kishte dekoruar Hovenierin me Medaljen Presidenciale Jubilare të 10-vjetorit të Pavarësisë, për kontributin e tij në lirinë dhe pavarësinë e Kosovës.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *