Biden: Putin nuk e ka idenë se çfarë e pret
Presidenti i ShBA-së, Joe Biden dënoi të martën pushtimin e Ukrainës nga presidenti rus Vladimir Putin dhe paralajmëroi për masa të mëtejshme për të ndëshkuar Rusinë, raporton BBC.“Gjashtë ditë më parë, Vladimir Putin tronditi themelet e botës së lirë. Ai i bëri llogaritë. Nuk e priste një mur të tillë rezistence. Ai takoi popullin ukrainas”, tha Biden para të pranishmëve, transmeton Reporteri.net.“Sonte, unë u them oligarkëve rusë dhe liderëve të korruptuar që kanë harxhuar miliarda dollarë nga ky regjim i dhunshëm, jo më shumë “Ne po bashkohemi me aleatët tanë evropianë për të gjetur dhe kapur jahtet e tyre, apartamentet e tyre luksoze dhe avionët e tyre privatë. Ne po vijmë për përfitimet tuaja të të fituara në mënyrë jo të drejtë”, tha ai.SHBA po mbyll gjithashtu hapësirën e saj ajrore për avionët rusë, duke iu bashkuar një numri vendesh që morën masa të ngjashme javën e kaluar, “duke izoluar më tej Rusinë”, tha Biden.Duke iu referuar Putinit, Biden shtoi: “Ai nuk e ka idenë se çfarë po vjen”.“Putini ka lëshuar dhunë dhe kaos. Por ndërsa ai mund të bëjë fitime në fushën e betejës – ai do të paguajë një çmim të lartë të vazhdueshëm dhe afatgjatë”, tha Biden. /Reporteri.net