Biden: SHBA-ja dhe aleatët do të vendosin sanksione të rënda ndaj Rusisë

0

                  Presidenti i SHBA-së, Joe Biden, ka thënë se ka folur me presidentin ukrainas Volodymyr Zelensky dhe e ka njoftuar për masat që do të marrë pas sulmit të Rusisë ndaj Ukrainës. Në deklaratë, Biden thotë se dënon sulmet e paprovokuar dhe pajustifikuara të Rusisë.Biden ka thënë se do të takojë liderët e G7 të enjten dhe SHBA-ja dhe aleatët do të vendosin sanksione të rënda ndaj Rusisë. “Ne do të vazhdojmë të përkrahim dhe ndihmojmë Ukrainën dhe qytetarët ukrainas”, ka thënë Biden, raporton BBC.Edhe kryeministri i Britanisë së Madhe, Boris Johnson, ka paralajmëruar masa ndaj Rusisë.“Presidenti Putin ka zgjedhur rrugën e gjakderdhjes dhe shkatërrimit duke lansuar sulm të paprovokuar ndaj Ukrainës. Britania dhe aleatët do të reagojnë në mënyrë vendimtare”, ka thënë Biden.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *