Biden zbarkon në Evropë përpara samitit të klimës

0

                    Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Joe Biden, ka mbërritur në Evropë përpara samitit kyç të Organizatës së Kombeve të Bashkuara për klimën të javës së ardhshme.Paketa e presidentit prej 1.75 trilion dollarësh (1.2 trilion euro) për të ndërtuar mirëqenie sociale më të mirë përfshin më shumë se 500 miliardë dollarë shpenzime për politikat e gjelbra.Para se të largohej nga Uashingtoni, Biden i përshkroi masat si historike, shkruan BBC, transmeton Insajderi.com.Por, dallimet mes demokratëve nënkuptojnë se nuk ka gjasa të kalojë përpara samitit.“Është një kornizë që do të krijojë miliona vende pune, do të rrisë ekonominë, do të investojë në kombin dhe popullin tonë, do ta kthejë krizën klimatike në një mundësi”, tha Biden në një fjalim televiziv nga Shtëpia e Bardhë.Presidenti drejtohet për në samitin global të klimës COP26 në Skoci të dielën, por ndalesa e tij e parë ishte Vatikani ku ai ka takuar Papën pas mbërritjes në orët e para të së premtes.Ai do të marrë pjesë gjithashtu në samitin e G20 të ekonomive të mëdha në Romë

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *