Bie nga lartësia e një shtëpie, dërgohet në QKUK

0

                         Një person është dërguar në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës pas lëndimeve që ka marrë si pasojë e rrëzimit nga lartësia e një shtëpie në Han të Elezit, njofton Insajderi.Sipas mjekëve, gjendja e të lënduarit është jashtë rrezikut për jetë, njofton policia.

Ngjarja ka ndodhur dje (e hënë) rreth orës 11:48.“Është raportuar se viktima kosovar derisa kishte qenë duke punuar në një shtëpi në ndërtim e sipër, ishte rrëzuar nga një lartësi dhe kishte pësuar lëndime i cili pas marrjes së ndihmës së parë në Ferizaj është dërguar ne QKUK për tretman të mëtejmë mjekësor dhe sipas mjekut gjendja e tij është jashtë rrezikut për jetë”, thuhet në raportin 24 orësh të policisë. Njësitë policore dhe inspektorët e punës kanë dalë në vendin e ngjarjes. Rasti vazhdon të hetohet.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *