Bie nga lartësia rreth 12 metra, lëndohet rëndë punëtori në Gjakovë

0

   Një punëtor ka rënë nga lartësia nga objekti i Kuvendit Komunal në Gjakovë dhe si pasojë ka pësuar lëndime të rënda trupore.

Lajmin e ka konfirmuar për Gazetën Online “Reporteri.net zëdhënësi i policisë në Gjakovë, Nusret Gjurkaj.

“Objekti është në ndërtim e sipër, bëhet fjalë për objektin e Kuvendit Komunal në Gjakovë. Punëtori ka rënë nga kati i katërt, në vendin e ashensorit, lartësia është diku rreth 12 metra. Ai është dërguar me ndihmë të shpejtë, mirëpo pas kontrollit është dërguar për trajtim mjekësor në QKUK në Prishtinë. Është lënduar rëndë”, konfirmoi Gjurkaj për Reporteri.net.

Punëtori që ka rënë nga lartësia ka bërë të ditur Gjurkaj, është i moshës 26-vjeçare.

Ai ka thënë se për këtë rast hetimet po vazhdojnë.

Kujtojmë se edhe sot një punëtor ka rënë nga një ndërtesë në rrugën “Fehmi Agani” në kryeqytet, për të cilin mjekët thënë se gjendja e tij shëndetësore është e rëndë. /Reporteri.net/.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *