Bie tregtia me Shqipërinë, importet nga Serbia në Kosovë janë rritur për 58.7 milionë euro 

                    Me gjithë “përpjekjet e Kosovës” për t’i flakur tutje produktet serbe dhe të nxisë tregtinë me Shqipërinë, ajo ende s’është çliruar prej ‘varësisë’ importuese nga Serbia.Vlera e importeve nga Serbia vazhdon të rritet kurse tregtia me Shqipërinë ka rënë pavarësisht nismave dypalëshe.Duke cituar të dhënat zyrtare, BalkansInsight shkruan se në nëntë muajt e parë të vitin 2022, vlera e importeve nga Serbia u rrit për 27 për qind krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar, në një total prej 58 milionë e 700 mijë euro.“Eksportet nga Kosova në Serbi u rritën rreth 48.5 për qind mbi të njëjtën periudhë, në 48 milionë e 700 mijë euro”.“Në të kundërt, tregtia me Shqipërinë është ulur, pavarësisht takimeve vjetore të përbashkëta të kabinetit mes qeverisë shqiptare dhe asaj të Kosovës që synojnë thellimin e lidhjeve ekonomike.”Qeveria e Kosovës, në vitin 2018 e udhëhequr nga Ramush Haradinaj kishte vendosur taksë doganore prej 100 për qind ndaj produkteve nga Serbia dhe Bosnja e Hercegovina. Taksa më pas u pasua me reciprocitet.Por, pas zgjedhjes së kryeministrit Albin Kurti, taksa 100 për qind u hoq, pastaj edhe kryeministri që e pasoi Kurtin, Avdullah Hoti hoqi reciprocitetin, me qëllim që t’i jepej shans vazhdimit të dialogut mes Kosovës dhe Serbisë.Marrëveshja për normalizimin e marrëdhënieve ekonomike mes Kosovës dhe Serbisë e nënshkruar më 4 shtator në Uashington, nga Aleanca Kosovare e Biznesit është konsiderua që do të eliminojë të gjitha barrierat tregtare që Serbia i ka bërë Kosovës, por Serbia vazhdon të mbetet eksportuesja më e madhe e produkteve në Kosovë