BIEN PËR GATI 40% KËMBIMET TREGTARE KOSOVË-SHQIPËRI

0

Kosova dhe Shqipëria nuk shquhen për shkëmbim të madh tregtar mes vete. Por, edhe ai që ishte, s’është më. E ndaloi Pandemia.

Bien për gati 40% këmbimet tregtare Kosovë-Shqipëri

Këmbimet tregtare në mes të Kosovës e Shqipërisë kanë rënë deri në 40 për qind krahasuar me vitin e kaluar.

Kështu ka thënë ambasadori i Shqipërisë në Kosovë, Qemal Minxhozi, i cili fajin për këtë po ia lë situatës me pandeminë në të dyja vendet dhe efekteve negative që ka pasur ajo në ekonomi, njofton Insajderi.

Minxhozi thotë se Shqipëria ka pasur dy problematika shumë të mëdha, njëra me tërmetin, e tjetra me Covid-19 dhe natyrshëm këto kanë influencuar për uljen e këtyre shkëmbimeve, sepse fokusi ka qenë diku tjetër.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *