Bien rastet me COVID-19 gjatë 24 orëve të fundit, shënohet vetëm një rast i vdekjes
Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, informon se nga 1.595 testime, 101 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19 .Gjatë 24 orëve të fundit, është shënuar 1 rast i vdekjes. Sot janë shëruar 758 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 218.265. Në total numri i rasteve aktive është 3.883.Në 24 orët e fundit janë dhënë 195 doza të vaksinës kundër COVID-19. Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1.807.516 doza të vaksinës. Deri më sot 813.185 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë. Deri më sot janë dhënë 96.011 doza përforcuese dhe doza të treta të vaksines kundër COVID-19. /Telegrafi/