BIK-u apelon edhe sot: Mos shkoni nëpër vizita familjar
Me rastin e festës së Kurban Bajramit, Bashkësia Islame e Kosovës, edhe një herë përmes një mesazhi të bërë në faqen zyrtare Facebook, duke thënë se besimtarët në Kosovë sot festojnë pa faljen e namazit, kanë bërë thirrje që kjo festë të kalojë pa vizita familjare e tradicionale.
Edhe përfaqësues të institucioneve shtetërore, kanë bërë thirrje që si rezultat i situatës së krijuar me pandeminë Covid-19, kjo festë të kalojë pa vizita familjare e tradicionale.
Ky është apeli i BIK-ut:
BESIMTARËT MYSLIMANË KREMTOJNË KURBAN BAJRAMIN
Besimtarët myslimanë në të gjithë botën kremtojnë sot festën e Kurban Bajramit.
Besimtarët në Kosovë sot festojnë pa faljen e namazit nëpër xhami për shkak të rrezikut të përhapjes së pandemisë Covid-19.