Billusha e Destan atdhetarit ishte dhe mbeti kryengritëse
Flurim Gashi drejtor i shkollës në Billushë bënë të ditur se Billusha ka afër 200 famile shtëpi, me afër 2 mijë banorë .Kurse ai tregon se shkolla ka gjithsej 134 nxënës.
& & &
Fshati Billushë është një nga vendbanimet më të vjetra në rajonin e Vrërini..Fshati Billushë është munduar që ti ruaj traditat e vjetra në këtë kohë të vështirë, moderne dhe dinamike.Në disa raste sidomos të ahengjeve dhe darsmave dhe është një nga fshatrat më të organizuar dhe më unik në komunën e Prizreni për të gjitha zhvillimet në vend si në sfera sociale dhe sportive etj Kurse për nga aspektet e migrimit dhe kurbetit edhe ku fshat si shumëvvendbanimet tjera ka përafërsisht 50 për qind të popullatës tashmë jetone frymon në në diaspor kryesisht në Europën Perendimore dhe jashtë saj. Dhe ne këtë aspekt natyrisht ata qëndrojnë si gurbetëqar dhe atje rrisin fëmijët e tyre kështu me familjet e tyre. Shumica kana shkuar në gurbet sidomos pas luftës që kanë ndikuar shumë faktor e mbi të gjithë papunësia e rinisë.” tregon për “Kosova sot” Pranverim Berisha kuvendar në KK nga ky fshat. Billusha ,si vendbanim përmendet qysh në vitin 1332 në dukumentet histotike llogaritet nga vendbanimet që ishin të vjetra. dhe me të drejt me 1990 kur ka qenë pajtimi i gjaqeve me një rast prof, Muamed Prraku patë thënë këtu është mesi i Shqiprisë tregon Zafir Berisha.
“Ky fshat shquhet në të gjitha periudhet historike, po të dhënat flasin me së shumti nga koha e Lidhjes së Prizrenit ku disa delegatë të Lidhjes kanë pas konak edhe në këtë fshat… Fshati Billushë ka qenë një nga mbështetësit e Hasan Prishtinës dhe komitëve të tjerë
si Qazim Lita të cilët nuk janë pajtuar asnjeherë me pushtusin dhe jo rastesisht fshat Billushë është djegur dy herë 1912 dhe 1916 nga pushtusit serbë e bullgar të cilët kanë masakru gra, pleqë e fëmijë mbi 90 ku janë shuar shumë familje . Fisi Alaj është shuar deri që
nga ajo fushatë spastrimi në fshat pohon Zafir Berisha, Rrebelimi i banorëve të këtji fshati ka vazhduar në luftën e dytë botërore ku fshati është identifikuar me çetën e Destan Billushës bashkpuntor i ngusht i Xhem Gostivarit dhe Muharrem Bajraktarit.Billusha asnjëherë nuk
është pajtuar me komunizmin dhe regjimin serbë ne Kosovë dhe 1981 në një grup të organizuar arretohen shumë te rinnjë që kërkoni Repuplikën e Kosovës ku u mbanë me shumë vite burg të rëndë në burgjet famkeqe të ish Jugasllavise.” tregon Zafiri.,” Vvendoshmëria për liri e banorëve të këtij fshati kulmon me luftën e UÇK ku për herë të parë në komunën te Prizrtenit UÇK del publikisht dhe fillon mobilizimi për luftë të armatosur që është udhëhequr nga Zafir Berisha në mbështetje të shumë djemëve të këtij fshati dhe fshatrave te rajonit te Vërrinit: tregon Flurim Gashi drejtor i shkollës së këtij fshati.
Përmendorja në fshat për të gjithë të rënit që nga 1912 e deri te 1999 fshatit Billushë ia japin renomën . Sipas shënimeve të mbledhura me kujdes nga Sherafedin.Berisha, të cilat nuk janë të përfunduara, në periudha të ndryshme del se në Billushë janë mbytur në forma të ndryshme rreth 60 veta. Ndërkaq bazuar në hulumtimet e dokumenteve të huaja, që dëshmojnë për gjenocidin serb, në Lumë, Vërri
e Opojë (ndonëse jo për të gjitha fshatrat) del se në Billushë, atë kohë janë vrarë 90 shqiptarë, shumica prej tyre gra dhe fëmijë, si dhe janë djegur 120 shtëpi.Kurs e edhe në lufëqten fundit ka pasur mbi 20 shtëpi të djegura tregon drejtori Gashi , Dereisa ai flete për fshatin
dhe historikun e tij pohon se banorët e këtij fshati ishin halë në sy për shkak të mosbinjdes servile ndaj pushtetit, Mirëpo,si figurë emblematike pohon vazhdon të mbetet figura e ndritur e Destan Billushës, një atdhetar i përbetuar i vdekur para pak vitesh në Amerikë, Ai ishte një ballist i dëshmuar dhe ia ka ngritiur emrin Billushës, për të bërë më vonë këtë fshat në Kushtrim lufte e bënë në luftën e fundit të UÇK-së. fshati tani ka mbi 200 shtëpi dhe ajo që e karakterizon fshatin është fakti se ka mbi 50 për qind kurbetçarë, kjo tregon se ky fshat jeton me remitencat e ardhura nga jashtë, por ai pohon edhe faktin se këta banorë janë punëtorë, Ai duke folur për “QendraPress” përmendi faktin se tani më ky fshat ka shëndruar në festë dy kohë pa dallim stinësh por që edhe mund të ndahen në stinë, Stina kur piqen dredhëzat sepse ky fshat është i dalluar për prodhimin e dredhëzave dikur siguronin mbijetesën nga këto prodhime, Dhe stina kur kthehen
bashkatdhtarët, Ata sjellin jetë në fshat,spese tani kur ata kthehen fshati duket ndryshe, Kurse ajo që e karakterizon ende janë dasmat me gjithë fshatin, Kjo tregon bujarinë fshatit Billushë.” pohon Pranverim Berisha.. .
Q.THAÇI