Biseda e tensionuar me kryeministrin, Konjufcën e ftojnë t’i bashkohet LDK-së: Hajde se krejt po dalin 

                           Një bisedë e tensionuar është zhvilluar sot mes Kryeministrit Albin Kurti dhe Kryetarit të Kuvendit, Glauk Konjufcës, pasi ky i fundit votoi pro një mocioni të propozuar nga opozita.Në momentin e hedhjes në votim të këtij mocioni, kryeparlamentari Konjufca ngriti dorën, duke votuar pro. Pas kësaj, Shefi i Grupit Parlamentar të LDK-së, Arben Gashi, iu drejtua Konjufcës: “hajde kalo në LDK se krejt po dalin”.“Shih-shih, çka është kjo tradhti more kështu. Glauk, t’kanë tradhtu, hajde në LDK, çu del këndej, çu del në LDK se krejt po dalin”, ishin fjalët e Gashit drejtuar Konjufcës. Ndryshe, ishte Shefi i Deputetëve të PDK’së, Abelard Tahiri, ai i cili kërkoi që të votohej një mocion, ku propozohej që debati për grevat në arsim të niste menjeherë, në mënyrë që të lirohej salla e Kuvendit për një aktivitet të NDI’së, që ishtë planifikuar të mbahej në sallën e Kuvendit të Kosovës, nga ora 16:00.  “Meqenëse jemi paralajmëruar për një aktivitet të NDI rreth orës 4 në sallën plenare të Kuvendot, kërkojmë mirëkuptimin nga deputetët në mënyrë që lirojmë sallën në orën 16:00, ashtu siç jemi informuar nga Kryetari i Kuvendit, pra pikën në debatin për grevat e përgjithshme ta zhvendosim tani dhe pyetjet parlamentare dhe ligjet që i kemi ta vazhdojmë pas përfundimit të këtij debate apo edhe nesër. Në mënyrë që të mos zhvendoset aktiviteti i NDI, kërkojmë që debatin për grevat ta fillojmë tani, për ta liruar sallën në orën 16:00. Nëse nuk keni vullnet me votu një mocion të tillë procedural, u bëj thirrje administratës dhe Kryetarit të Kuvendit që të bëj një zgjidhje për aktivitetin e NDI në ndonjë prej sallave alternative të Kuvendit”, tha Tahiri. /GazetaSinjali/