Bjeshkatarët ;Osman Uka, Kujtim Shala, Deni Hameli, Arben Bytyqi dhe Alpy Simitci me ekspeditë në Anadoll

0

Një grup 5 vetash anëtare të  Sh,B. “Sharri: nga  Prizreni,, me regji personale, zhvilluan një ekspeditë nga data 3. deri me 10.09.2020 në rajonin e Anadollisë Lindore të Turqisë.

M ekeet rast   dr Kujtim Shala  shkruan “U vendosëm në qytetin e Van-it tek nikoqiri ynë Erhan Caliskan, koleg dhe shok, së bashku me dy kolegë dhe shok nga Stambolli, Fatih Bulut dhe Celal. Përbërja e grupit ishte; Osman Uka, Kujtim Shala, Deni Hameli, Arben Bytyqi dhe Alpy Simitci.

Me datën 4.09 ngjitem majën e Malin “Suphan” në 4058 mld, maja e tretë nga lartësia në Turqi ndërsa e dyta si vullkanike. Pamja ishte sureale , si të ishim në ndonje planet tjetër. Kjo na ndihmoi në aklimatizim ndaj lartësive të mëdha. E zbritëm po të njejtën ditë dhe të nesermën vazhduam ngjitjen në malin e “Araratit” ( turqisht Agri – mali i dhimbjjes). Kampin e parë e organizuam ne 3200 mld, të nesermën  vazhduam ne 4200 mld dhe me 07.09.2020 duke u nisur ne ora 02.00 e filluam pushtimin e Majës me te lartë të Turqisë në 5137 mld. Të gjithë grupi e arriti majën në kohë të ndryshme. Në maje me një baner te madh te pregatitur enkas për këte moment e përkujtuam anëtarin tonë i cili para do kohe kaloi ne amshim- Nehari Driza i cili e pushtoi këtë maje disa vite më parë.

Nga maja e Araratit zbritëm në kampin e dytë, i mblodhem paisjet dhe zbritëm 17 km deri tek transporti ne fshatin Dogubajazit.

Të nesermën  shkuam në liqenin e Nemrudit i cili gjindet në kraterin e fikur të vulkanit me të njetin emër. Ky është krateri më i madh në botë. Në një pjesë të tij është liqeni i Nemrudit ( gjindet në 2247 mld) dhe ka një sipërfaqe -12.36 km2, dhe thellësia maksimale 176 m. Uji ishte kristal i pastër, i pijshëm dhe kaluam një ditë shumë të bukur.

Grupi pa prof dr Kujtimin i cili kishte provime on line dhe mbeti në Van, vazhdoi të nesermën dhe e ngjiti majën e malit “Artos” 3515 mld nga i cili shtrihet pamja panoramike dhe shumë e bukur e liqenit dhe maleve përreth

Në diten e fundit e vizituam ishullin Akdamar në liqenin e Vanit , i cili është 12.500 km2 me thellesi maks 451 m. Karakteristika e tij është se uji është alkalin ( pH 9.7-9.😎 i pasur me Sodium Karbonat.

Në ishull gjindet një ndër kishat më të vjetra, nga shekulli X ( kisha dhe manastiri armen).

Falenderojmë nikoqirët dhe shoqëruesit tanë që këtë ekspeditë e bënë që të jetë një ngjarje e cila do ti shënoj jetët tona” shkruan  dr  Kujtim Shala.’’/qendrapress.com/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *