Blerimi e Ibrahimi do të shkojnë nga Italia në Hagë me biçikleta për t’i takuar çlirimtarët 
Me këto biçikleta synojnë të kalojnë hiç më pak se 2060 kilometra.Gjithë këtë rrugëtim Blerim Peja nga Prishtina e Ibrahim Shabi që jeton në Norvegji do e bëjnë nga Bari i Italisë në Hagë për të takuar ish-krerët e UÇK-së.Të gjitha mjetet që iu duhen, po i vendosin në autobusin që do i dërgojë fillimisht në Shqipëri e nga aty në shtetin italian.Por pse kanë vendosur ta bëjnë një rrugëtim të tillë i cili do të zgjasë 17-20 ditë, ka treguar Blerim Peja.“Është e mundimshme por mendojmë se ata e meritojnë me ju dhonë një satisfaksion dhe me tregu se ata kanë ende mbështetës këtu.”Ai nën emocione bëri të ditur se ende nuk kanë marrë përgjigje nga Haga nëse do i takojnë apo jo, por rrugëtimi i tyre me këtë mesazh (në maicë) nuk do të ndalet.“Na kemi bo kërkesë po presim konfirmimin. Na do të shkojmë murrëm konfirmim ose nuk murrëm. Do të shkojmë atje. Ua kemi borxh për lirinë që e gëzojmë.”Mërgimtari, Ibrahim Shabi ka treguar se kjo është më e pakta që mund ta bëjnë për çlirimtarët. Ishte koha për të marrë rrugë, shokët u akomoduan për ta nisur një aventurë të radhës e siç e quajtën ata një tjetër mision të jetës: Për t’i nderuar ata që luftuan për Republikën e Kosovës.