Blerina Këllëzi,me dokumentarin për masakrën e Krushës së madhe sjellë dhembjen e madhe
Filmi dokumentar ‘’Ploja ‘’ në fushën e mëllënjave. Një rrëfim për luftën, drejtësinë dhe mbijetesën ‘’ një dhembje e madhe. Filmi dokumentar ‘’Ploja ‘’ në fushën e mëllenjave. Një rrëfim për luftën, drejtësinë dhe mbijetesën ‘’ një dhembje e madhe që u shfaq mbrëmë në Prizren, një nga dokumentarët që i është kushtuar masakrave të mëdha të Krushës së Madhe, në këtë dokumentar na e sjellë në Prizren me plotë dhembje nga rrëfimet e 13 rrëfimtarëve që ata paraqesin shpirtin tyre të lënduar. Lidhur me këtë bashkëbiseduam me Blerina Këllëzi, skenariste e këtij dokumentari si dhe producentë e bashkëregjisore me Gazmend Bajri, Dokumentari është përgatitur në vitin 2019 dhe vitin 2003 e 2004 . Blerina tregon, se jeton në Britani të madhe dhe se gjatë kohës sa ka kryer doktoraturën në Kosovë ajo kishte pasur fatin të jetonte në Krushë të madhe ku nga afër me këtë rast pati rastin të njoh edhe dhembjen e madhe të atyre banorëve. Inserte Blerina, duke folur për këtë dokumentar u shprehë me plotë emocione, sepse dhembja e atyre banorëve është pjesë e dhembjes së shpirtit. Mesazhi i këtij dokumentari ka mesazhin se botës i duhet më shumë humanitet. Me 25 deri më 27 mars 1999, në Krushë të Rahovecit nga forcat serbe janë masakruar 243 persona, ndërsa 893 shtëpi private dhe shoqërore u dogjën. Masakra në Krushë të Madhe është më e madhja që ka ndodhur në Kosovë gjatë luftës së viteve 1998-1999. Ende vazhdojnë të jenë të pagjetur edhe shumë persona nga Krusha e Madhe. Masakra në Krushë të Madhe ishte pjesë e aktakuzës për krime lufte kundër kasapit të Ballkanit, Sllobodan Millosheviq dhe disa udhëheqëseve të tjerë politikë e ushtarakë serbë.Pavarësisht kësaj, për këtë masakër, asnjëherë nuk pati një proces të mirëfilltë hetimor dhe askush nuk është dënuar drejtpërsëdrejti për krimet e kryera në këtë fshat. Ky dokumentarë është një pjesë e spikatur e asaj masakre /www.qendrapress.com/