Blin Shala, bën hapin e tij të parë drejt ëndrrës së madhe.

Blin Shala është i apasionuar pas auto sportit, konkretisht kartingut. 12 vjeçari nga Prizreni ëndërron të arrijë majat këtij sporti, ndërsa shpreson ta përfaqësojë Kosovën në gara të mëdha ndërkombëtare.
Hapin e tij të parë drejt kësaj ëndrre të madhe Blini po e bën në këtë fundjavë, pasi gjendet në Itali për të marrë pjesë në garën e parë të sezonit në kampionatin e kartingut IRK Promotion në Itali.
“Është hera e parë që marrim pjesë në këtë kampionat, prandaj qëllimi kryesor është të fitojmë eksperiencë, të mësojmë sa më shumë dhe të shijojmë këtë sfidë të re”, është shprehur Blini për faqen zyrtare të FASK-ut, duke shtuar se ndihet krenar do të garojë me flamurin e Kosovës.
Pjesëmarrja në garën në Itali është vetëm një hap i rëndësishëm përpara dhe një eksperiencë e bukur në botën e kartingut./QendraPress/
