Bllokohen rrugët e vështirësohet lëvizja, vërshohen disa pjesë të Kosovës nga reshjet e shiut

                           Reshjet e e pandërprera të shiut kanë shkaktuar përmbytje në disa pjesë vendit. Gjendja më e rëndë paraqitet në Mitrovicë, Skenderaj e  në rajonin e Pejës.Në disa pamje që kanë ardhur në adresë të Gazetës Online Reporteri.net shihet qyteti i Sënderajit, ku një pjesë është vërshuar nga uji.Gjendje e rënduar paraqitet edhe në Pejë, ku rrugët janë vërshuar nga uji që në orët e mëngjesit.Të reshurat e mëdha të shiut kanë bërë që niveli i ujit në lumin e Ibrit të arrijë në nivele të papara më parë, në Mitrovicë.Niveli i ujit është rritur deri në atë masë saqë ka mbuluar edhe muret mbrojtëse, duke dalë nga shtrati.Instituti Hidrometeorologjik gjatë ditës së sotme ka paralajmëruar për vërshime e përmbytje gjatë ditëve të ardhshme.