Bllokohet rruga Prizren-Prevallë, shembje gurësh afër tunelit
Si pasojë e shembjes së dheut nga mali në rrugën Prizren-Prevallë është bllokuar komunikacion në këtë anë. Sipas të dhënave të para thuhet se bëhet fjalë për tunelin e parë në rrugën që çon nga Prizreni drejt Prevallës. Zëdhënësi i policisë për rajonin e Prizrenit, Shaban Osmanollaj ka thënë se njësitet policore tashmë kanë dalë në vendin e ngjarjes. Deri më tani nuk janë dhënë detaje shtesë nëse është arritur që të largohen pjesët e rëna nga mali në këtë anë/Rtv BESA/