Bojkotojeni birrën Korça –Shkruan Mr.Arif Kabashi

0

Nacionalistë e patriotë, nga urrejtja për Sebinë, e nga dashuria për Shqipërinë, nuk ndalen duke bërë thirrje: Bojkotojeni birrën Korça, se atje do të këndoj serbi Bregovič. Bojkotojeni plazhet e Shqipërisë se ata po na mashtrojnë. Bojkotojeni rrugën e kombit, se me 5 eu. po na denojnë. Bojkotojeni udhëheqjen e Shqipërisë, se po na tradhtojnë. Kjo zhurmë nacionaliste më shumë kundërmonë aromë ,,made in Serbi” se sa atdhedashuri, ngase prej krejt ktyre thirrjeve përfiton vetëm Serbia. Sikur të mobilizonin popullin për të bojkotuar materjalin ndërtimor që vjenë nga Serbia, e Kosova është mbushur me banesa e shpija (made in Serbia). Sikur të mobilizonin popullin, mos të mbushnin tryezen sa herë i merr uria me produkte ushqimore ,,made in Sebia. Sikur të bëjnë thirrje, që kur doni të shpenzoni më shumë lek, vizitoni hotelet e bukura në plazhet e Shqipërisë, e lerëni ato të Malit të Zi e të Turqisë, se po të kishte det, do tja leni lekët edhe Serbisë. Shqipëria për nacionalistët atdhedashës e patriotë të të gjitha kohrave, ka qenë qdo herë inspirim i nënës së ndaluar për ta parë, e për ta prekur. Shqipëria ka qenë inspirim dashurie dhe sakrifice për luridashësit e Kosovës dhe viseve tjera nën okupimin sllav, pa marrur parasysh sistemin qeverisës, apo udhëheqësin shtetëror. Ata që të kamufluar me nacionalizëm trumbetojnë përqarje ideologjike, krahinore ,fetare, ndërvllazërore me Shqipërinë, kanë qenë dhe janë përfitues dhe propagandues me pagesë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *