Bora e parë mbulon Brezovicën

0

Rënia e temperaturave gjatë ditëve të fundit ka bërë që në disa vise malore të Kosovës të ketë reshje të borës.


Ueb-faqja brezovica.info në llogarinë e saj në Facebook e ka publikuar një video ku mund të vërehet se Brezovicën e ka zbardhur bora.

Ndryshe, se do të bie borë ka paralajmëruar edhe Prishtina VVeather.

“Kalimi i një fronti të ftohtë gjatë natës sjell mbi vendin tonë mot të ftohtë, kryesisht të vranët dhe me erë. Në vise malore priten mundësi për rrebeshe të dobëta bore, e të shtunën në mbrëmje, me rënie të temperaturave rrebeshe bore mund të ketë edhe viseve të ulëta. Depërtimi i masave të ftohta ajrore zbret ndjeshëm temperaturat në fundjavë”, thuhet në njoftim.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *