Bora e parë në Prizren nuk befasoi as kompaninë e as drejtorinë. rrugët e kalueshme pohon drejtori Çelë Lamaj

Bora e parë në Prizren nuk befasoi as kompaninë e as drejtorinë., rrugët e kalueshme Bora e parë që ra jo e papritur , por ishte e befasishme pas një dite të bukur vjeshtore, por kjo borë e parë në Prizren nuk e befasoi as kompaninë e as drejtorinë e shërbimeve publike, siç shprehet për Rtv Ç’’Besa’’ drejtori Çelë Lamaj me të pa borën e sotme kam kontraktuar kompaninë Eko-regjioni me të cilën kemi kontratë dhe ata menjëherë kanë nxjerrë në terren katër ekipe për të bërë pastrimin e rrugëve. Sado që bora ishte e shpejtë dhe me intensitet të reshjeve të madhe.  Ne kemi marrë edhe disa vozitës të cilët thonë se kushtet e rrugëve ishin jo shumë të vështira dhe ishin kryesisht të kalueshme sado që ka pasur edhe ndonjë pengesë të vogël aty këtu . Por, në përgjithësi mund të thuhet se kjo borë e para nuk i befasoi as kompaninë e as drejtorinë edhe pse reshjet e mëngjesit të sot patën intensitet të shtuar të borës, Drejtoi Lamaj tha se këtë vit kanë të kontraktuar vetëm Eko- regjioni , por pohon besojmë se ka mjaftueshëm mekanizëm për të përballur motin e këtij dimri. Kurse  ai falenderon edje  NP- komunale Ekoregjioni lider në mirëmbajtjen e rrugëve- falenderojmë OE- G- Projekt, Fortesa ,EuroVija & Dellova për gadishmerinë për të ndihmuar në pastrimin e rrugëve nga reshjet e borës- qytetarê kujdes të shtuar në levizje me makina- faleminderit kryetar Shaqir Totaj qe na dhe mundësi ti sherbejmë qytetit tonë Prizrenit!/www.qendrapress.com/