Bosnja dhe Hercegovina “po dridhej gjatë gjithë natës”, atje kishte edhe disa tërmete më të vogla
Pas tërmetit jashtëzakonisht të fortë të mbrëmshëm që tronditi Bosnjë dhe Hercegovinën, toka ka vazhduar të lëkundet gjatë natës me një intensitet pak më të ulët.Siç edhe tanimë është raportuar, dridhjet janë ndier edhe në pjesën më të madhe të Dalmacisë dhe në vende si Kosovë e Mal të Zi.Çdo tërmet i madh zakonisht pasohet nga disa lëkundje të vogla që në përgjithësi nuk shkaktojnë dëme materiale, por janë një dukuri natyrore pas tërmetit të parë dhe më të fortë.Kështu, sipas mediave lokale, përcjell Telegrafi, gjatë gjithë natës, lëkundje të shumta janë regjistruar në zonën më të gjerë të Hercegovinës, me epiqendër në Stoca dhe rrethinë.Tërmeti në Bosnje dhe Hercegovinë, konfirmohet viktima e parë – është një 27-vjeçare Tërmeti i parë me magnitudë 5.6 ballë të shkallës Rihter është regjistruar mbrëmë në orën 23:10.