Dështon të nis gjykimi ndaj ish-drejtorit të Shërbimeve Publike në Prizren
Ka dështuar të mbahet seanca fillestare, e paraparë për të martën, në Gjykatën Themelore të Prizrenit, ndaj ish-drejtorit për Shërbime Publike në Komunën e Prizrenit, Levent Kasemi, i cili akuzohen për keqpërdorim të pozitës apo autoritetit zyrtar.Ai akuzohet se nga 14 dhejtori 2018 e deri më 12 shkurt 2020, duke punuar si person zyrtar në Komunën e Prizrenit – drejtor i Drejtorisë për Shërbime Publike, duke shfrytëzuar detyrën apo autoritetin e tij zyrtar, me dashje nuk i përmbush detyrat zyrtare e me qëllim që t’i mundësojë dobi pasurore personit tjetër në rastin konkret dy operatorëve ekonomik “NABS SH.P.K” dhe N.T.SH “Arching Ch”.Shkak për mos mbajtjen e këtij gjykimi, ishte gjendja shëndetësore e të akuzuarit Kasemi, raporton “Betimi për Drejtësi”.Lidhur me këtë mbrojtësi i të akuzuari, avokati Ardian Morina, ka kërkuar nga gjyqtari Xheladin Osmani që seanca e sotme të shtyhet për një datë tjetër për shkak të gjendjesh shëndetësore të të mbrojturit të tij.
Ndërsa prokurori i rastit Genc Nixha, nuk e ka kundërshtuar një kërkes të tillë, mirëpo ai e ka njoftuar gjykatës se para kësaj seance ka biseduar me mbrojtësin e të akuzuari duke i propozuar lidhjen e marrëveshjes për pranimin e fajësisë, por sipas tij të njëjtit kanë refuzuar.Pas kësaj kërkese, gjykatësi Osmani, e ka ndërprerë seancën dhe e ka obliguar të akuzuarin që në afatin sa më të shkurtër të sjellë certifikatën mjeksore mbi gjendjen e tij shëndetësore.Sipas aktakuzës së Prokurorisë Themelore të Prizrenit të ngritur më 31 janar 2022, i akuzuari Lëvent Kasëmi, ngarkohet se nga 14 dhjetori 20118 e deri më 12 shkurt 2020, nuk i përmbush detyrat e tij zyrtare me qëllim të përfitimit të dobisë për personin tjetër, apo që t’i shkaktojnë dëm personit tjetër.Në aktakuzë thuhet se me rastin e hartimit të paramasave të pozicioneve – artikujve, ka ndërhyrë, dhe ka ndryshuar paramasat, të cilat ia ka dërguar zyrtari për energjetikë në Drejtorinë e Shërbimeve Publike – dëshmitari Sadik Tahiri dhe më pas në cilësinë e menaxherit të kontratës ndërmjet Komunës së Prizrenit dhe dy operatorëve ekonomik “NABS SH.P.K” dhe N.T.SH “Arching Ch”lidhur me zbatimin e tenderit ‘’Ndërtimi i mini parqeve, furnizimi dhe vendosja në hapësira publike të ulëseve, koshave të mbeturinave dhe ndriçim publik’’ në Komunën e Prizrenit, në vlerë prej 289.124.00 euro, ka lëshuar urdhëresa për realizimin e punimeve sipas pozicioneve ku çmimet kanë qenë më të larta, duke tejkaluar edhe porositë për këto pozicione mbi 30% të kontratës, ndërsa në anën tjetër për pozicionet më të ulëta nuk ka kërkuar që këto pozicione të realizohen dhe në këtë mënyrë gjatë realizimit të kontratës i shkakton dëm autoritetit kontraktues – Komunës së Prizrenit në vlerë prej 103,148.34 euro e të cilat fakte janë vërtetuar përmes ekspertizës së ekspertit të prokurimit pubik Behram Abazi, të datës 21.06.2021./BetimipërDrejtësi