Mimoza Kusari pas dënimit të koleges së VV’së: Më duhet konsultë, kjo është serioze

                 Deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje, Jetmire Vrenezi, është dënuar sot me tri vjet burg dhe 2 mijë euro gjobë nga Gjykata Themelore në Prizren për keqpërdorim të detyrës zyrtare.Në lidhje me këtë dhe masat e mundshme që mund të ndërmerren ndaj deputetes, shefja e grupit parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Mimoza Kusari-Lila, tha se i duhet konsultë paraprake.“Për deklarim zyrtar të grupit më duhet konsultë sepse është çështje e ndjeshme dhe serioze”, është shprehur Kusari, njofton Klankosova. Deputetja e VV-së, Jetmire Vrenezi, në kohën sa ishte inspektore e ndërtimit në Prizren kishte marrë vendim që ta rrënojë një aneks të objektit “Abi Çarshia” në këtë komunë.“E akuzuara J.V., në cilësinë e inspektores së ndërtimit duke ditur se nuk kanë të drejtë të bëjnë rrënimin e objektit të të dëmtuarit, meqë është në kundërshtim me vendimit e MMPH të datës 27.08.2018, përveç inspektimeve që kanë kryer në objektet, e akuzuara J.V., merr konkluzion mbi rrënimin e objektit “Abi Çarshia” pronë e “Abi” Sh.P.K., me nr. …….me datë 15.07.2019”, thuhet në vendimin e Gjykatës Themelore në Prizren.

Bottom of Form