Brenda 24 orëve janë konfirmuar edhe 34 raste të reja pozitive dhe janw shwruar 122 pacientw.Prizreni me vetëm 2 raste
Në 24 orët e fundit në Kosovë kanë humbur jetën edhe tre pacientë të infektuar me coronavirus duke e çuar kështu shifrën totale të viktimave në 635, ndërsa 122 pacientë janë shëruar.
Në njoftimin e Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike të Kosovës, bëhet e ditur se rastet e vdekjes janë shënuar në Klinikën Infektive në QKUK, një rast në Spitalin Rajonal të Gjilanit dhe një rast në Spitalin Rajonal të Prizrenit,
Po ashtu brenda 24 orëve janë konfirmuar edhe 34 raste të reja pozitive me SARS CoV-2.
Ky është njoftimi i plotë i IKSHPK-së:
122 TË SHËRUAR DHE 34 RASTE ME COVID-19!
Gjatë 24 orëve të fundit, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKShPK dhe laboratoret private me metodën RT-PCR, janë testuar gjithsej 483 mostra të marra nga ShSKUK dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren, prej të cilëve rezultojnë 34 raste pozitive. Brenda 24 orëve janë raportuar tre raste të vdekjes me SARS CoV-2 pozitiv (1 rast nga Klinika Infektive – QKUK, 1 rast nga spitali rajonal Gjilan dhe 1 rast nga spitali rajonal Prizren).
Numri total i rasteve pozitive është 15.889 raste nga 71.356 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe 635 raste të vdekjes.
Gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 122 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 14.051 raste, kurse numri i rasteve aktive është 1.203. Rastet pozitive janë nga komuna Prishtinë 6 raste, komuna Gjilan 5 raste, komuna Deçan 3 raste, komuna Mitrovicë 3 raste, komuna Pejë 3 raste, komuna Gjakovë 2 raste, komuna Istog 2 raste, komuna Podujevë 2 raste, komuna Suharekë 2 raste, komuna Vushtrri 2 raste dhe me nga një rast komunat Drenas, Prizren, Rahovec dhe Skenderaj.