Brenda 3 viteve, Albini rreth 30 milion € i ka ka bërë “rrush e kumbulla”-Shkruan;Zafir BERISHA,ish zv ministër.

                Brenda 3 viteve, Albini rreth 30 milion € i ka ka bërë “rrush e kumbulla” për naftë duke u shëtitur me xhip të zi nëpër Kosovë e 31 milion € për ekskursione me aeroplan, kurse hienave të regjimit nuk ju pengon, ndërsa Kosova sipas logjikës së tyre të sëmur, qenka fikën që 4 milion € e paska paguar avokatin e Kadri Veselit!

Ne e kuptojmë se Serbia në Kosovë ka lënë shumë mbeturina “kopila” që me kundërmimin e tyre po infektojnë edhe një pjesë të “miletit”, mirëpo nuk po i kuptoj disa tê ashtuquajtur intelektual që po bien viktima të propagandës që ju serviron regjimi përmes komiteteve të veta.

UÇK-së dhe njerëzit e saj nuk është hera e parë që po tradhtohen dhe po ju bie thikë pas shpine, ajo është quajtur terroriste dhe dorë e zgjatur e Serbisë që në aksionet e para, ajo ka mbetur e vetmuar kur shumê “patriota” i kanë hekur mjekrat për së thati-pa sapun dhe janë veshur me “dimija” e fustana të grave për me ikën në Stankovecë-Bllacë, mirëpo asnjëherë nuk është dorëzuar, edhe kësaj radhe nuk do të dorëzohet/www.QendraPress.com/