Brenda një jave edhe në QKMF mund të bëhen teste serologjike pohon dr.Xhevat Elezkurtaj
Dr Xhevat Elezkurtaj drejtor I QKMF në Prizren, ka theksuar tashmë jemi gati me të gjtha format dhe aparaturat që në QKMF të fillojmë me teste serologjike,Fillimi i testimeve serologjike për detektimin e antitrupave Anti-SARS-CoV-2, si ide, në fillet e saj ka qenë një hap shumë i rëndësishëm në skriningun e popullatës rreth shkallës së imunizimit të saj. Po ashtu, këto testime shërbejnë edhe si një indikator për ndërmarrje të masave parandaluese.Ne jemi të gatshëm për të filluar , por për shkak të disa proceduarave të cikat janë një llojë burokracie adminstrative ende nuk mund të fillojmë e kjo ndoshta mund të shkojë deri në një javë
Sensitiviteti i një testi diagnostik paraqet apo nënkupton aftësinë e atij testi që të bëjë përcaktimin e saktë të rezultateve të vërteta.
Pra, në testimet serologjike, si test i zgjedhjes duhet të jetë ai test i cili e bënë përcaktimin e antitrupave totale (IgM dhe IgG të maturuar), pasi që në këtë mënyrë sigurohet ofrohet një detektim më i hershëm i antitrupave, më sensitiv dhe specific, dhe rrjedhimisht më i saktë. Ne jemi të gatshëm dhe me të marrë sinjalin edhe mund të fillojmë të bëjmë edhe testet serologjike në Prizren gjegjësisht në QKMF/qendrapress.com/