Brikena Karavidaj, emër që premton shumë, garon ne listën e LDK-së në Prizren
Brikena Karavidaj, është kandidate në garën e 17 tetorit e cila garon në kuadër të listës së LDK-së dega në Prizren ajo që e do qytetin e bukur të Prizrenit,që kërkon dhe punon duke u përballuar me sfidat e kohës , ajo është për rininë këtij qyteti . Ajo është kandidatja më e re e LDK-së për asambliste në qytetin e Prizrenit e përfaqësuar në listën zgjedhore me numrin 17. Brikena studente shembullore,në shkencat kompjuterike në UBT-ja. Brikena,vije nga një familja Karavidaj, e njohur që nga themelimi i i LDK-së, ku familja e babait të saj Karavidaj, kanë ndihmuar me ndihma të shumta që një jetë të tërë me krenari i qëndroi besnike radhëve të LDK-së. Por,familja Karavidaj, dhe i ati i sajë z.Vahiti,ish kuvendarë të thuash se mbeten në këtë linjë Brikena, është njohëse e katër gjuhëve të huaja dhe ka përvojë në menaxhimi të biznesit sepse kjo familje menaxhon një agjenci turistike duke ndihmuar edhe shumë të reja e të rinj që i kanë të punësuar. Ajo garon me vlerat dhe potencialin e saj intelektual të formësuar qysh herët. Brikena,ka qenë ndër nxënëset më të dalluara dhe një pianiste mjaftë e suksesshme si nxënëse e profesoreshës me famë tashmë botërore Lule Elezi. Brikena gjatë gjithë kohës ka qenë afër të rinjve, jo vetëm me këshillat e saja,por,shpesh edhe me mjetet financiare të familjes së sajë duke ndihmuar rininë e këtij qyteti ajo dallohet. Prandaj, vota për Brikenën është votë për të ardhmen thonë jo vetëm rinia, por edhe ata që e njohin familjen Karavidaj dhe vetë Brikenën /qendrapress.com/