“Burgu im qenka një vrimë…”, vargjet e Jakup Krasniqit në Hagë
Ish-Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Jakup Krasniqi, derisa qëndron i paraburgosur në Dhomat e Specializuara të Kosovës, kohën e shfrytëzon për të shkruar.Është e bija e tij, Gresa që ka ndarë për publikun një flet me vargje të thurura nga i atij i saj.
“Burgu im qenka një vrimë
Qiell e diell i shoh copë-copë
Aty ku bie e zgjohem përditë
Për mua është vetëm një grope
Veçmas për këtë moshë”, shkruan në një pjesë të fletës që është lënë e pacenzuruar, ku shihet dorëshkrimi i ish-Zëdhënësit të UÇK-së.