Burri 47 vjeqar, nga Krusha e Madhe dje, ka vdekur papritmas gjatë një varrimi në Prizren.

Zëdhënësi i policisë Rajonale në Prizren togeri Shaqir Bytyçi njfton se dje me 5.mars.2026, rreth orës 13:40, Policia ka pranuar informatë se në Emergjencën e Spitalit Rajonal në Prizren ndodhet një person pa shenja jete. Sipas informatave fillestare, viktima, mashkull 47 vjeçar nga Krusha e Madhe, derisa ndodhej në një ceremoni varrimi te varrezat e qytetit në Prizren, papritmas ka rënë në tokë. Personat e pranishëm kanë kërkuar ndihmë mjekësore dhe viktima është transportuar nga ekipi i urgjencës në Spitalin Rajonal në Prizren, ku është konstatuar pa shenja jete. Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë e hetimeve dhe lidhur me rastin është njoftuar Prokurori i Shtetit. Me urdhër të prokurorit është iniciuar rasti “Hetim i vdekjes”, ndërsa hetimet janë duke vazhduar për zbardhjen e rrethanave të rastit.Sipas hetimeve fillestare, dyshohet se bëhet fjalë për vdekje natyrale. /QendraPress/